08:13 / 29.04.2026
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
RTSH
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 24 °C
në vendet e ulëta: 10 / 25 °C
në vendet malore: 7 / 22 °C
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 25°C përkatësisht në qarqet; Lezhë, Durrës dhe Vlorë.
Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.























