21:59 / 30.04.2026
Haxhiu: Indeksi i Reporterëve pa Kufij tregon përparim të qartë për Kosovën
Afet Bela|RTKLive
Kosova ka shënuar ngritje në Indeksin vjetor të lirisë së medias të Reporterëve pa Kufij. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Indeksi i Reporterëve pa Kufij tregon përparim të qartë për Kosovën.
"Indeksi i Reporterëve pa Kufij për vitin 2026 tregon përparim të qartë për Kosovën: +15 vende në renditjen e përgjithshme, me përmirësime në treguesit politikë, ekonomikë, ligjorë dhe socialë. Një rritje e matshme pothuajse në të gjithë vlerësimin", ka shkruar ajo në X.
Sipas raportit të publikuar këtë të enjte, Kosova renditet në vendin e 84-të në botë, me 55.89 pikë, 3 më shumë se një vit më parë.























