13:06 / 02.05.2026
KFOR zhvillon ushtrim në Pejë
Valbona Thaçi / RTKLive
Ushtarë nga shtete të ndryshme kontribuuese brenda Komandës Rajonale Perëndim, në kuadër të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, morën pjesë në një ushtrim me municion të vërtetë në Poligonin e Kampit italian në Pejë.
Ky ushtrim, i organizuar për të rritur gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, mblodhi ushtarë nga kombësi të ndryshme dhe ofroi mundësinë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira. Pjesëmarrësit u përfshinë në skenarë reagimi ndaj emergjencave, duke rritur ndërveprimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive të ndryshme.























