City barazon ndaj Everton, mund t`i kushtojë në garën për titull
BKT
Sport

City barazon ndaj Everton, mund t`i kushtojë në garën për titull

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester City ka marrë vetëm një pikë në barazimin 3-3 ndaj Everton, duke mbetur pesë pikë pas Arsenal në garën për titull në Premier League.

City ka kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Jeremy Doku, pas një aksioni të ndërtuar nga Rayan Cherki.

Skuadra e Pep Guardiola e ka kontrolluar lojën për pjesën më të madhe, por gabimet në mbrojtje kanë ndryshuar gjithçka.

Everton e ka barazuar në mënyrë të pazakontë pas një gabimi në prapavijë, ndërsa më pas e ka përmbysur rezultatin me golin e Jake O’Brien. Sulmuesi Thierno Barry ka shënuar për 3-1, duke i vënë vendasit shumë pranë fitores.

Megjithatë, City ka reaguar shpejt. Erling Haaland e ka ngushtuar rezultatin, ndërsa në sekondat e fundit, sërish Doku ka realizuar për 3-3, duke shpëtuar një pikë për City.