Thaçi: Me ose pa mua, progresi i Kosovës është i pakthyeshëm
BKT
Lajme

Thaçi: Me ose pa mua, progresi i Kosovës është i pakthyeshëm

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, nga Haga ku po gjykohet, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se, pavarësisht izolimit dhe vështirësive, besimi i tij te qytetarët e Kosovës mbetet i palëkundur dhe se rrugëtimi i shtetit të Kosovës drejt progresit është i pakthyeshëm.

Ai ka theksuar se, edhe pse po përballet me burgim, është i bindur se për Kosovën do të ketë zhvillim dhe progres, duke shtuar se nuk ekziston asnjë forcë që mund ta lëkundë besimin e tij në qytetarët e vendit.

“E përcjell çka po ndodh në Ukrainë, Lindje të Mesme apo ngjarje të tjera botërore. E kam të përjetuar edhe sjellën “për dikë nënë e për dikë njerkë”. Nuk ka forcë fizike apo furtunë politike, e cila mund të më lëkundë besimin për qytetarët e Kosovës. Edi, sot ndonjë zyrtar apo ish-zyrtar nëpër botë edhe mund të jetë penduat krejt padrejtësisht për pavarësinë e Kosovës. Por, me ose pa Thaçin në Kosovë, ky proces i meritueshëm tashmë ka marrë fund. OK. Thaçi vazhdon të tretet në burg, por për Republikën e Kosovës jam i bindur që do të ketë progres”, ka deklaruar Thaçi. 

I pyetur se si po e sheh procesin gjyqësor që po zhvillohet, Thaçi duke e cituar ekspertin politik amerikan Daniel Serëer, ka thënë se s’ka çka t’i shtojë konstatimit të tij që ka devijuar nga misioni.

“Në izolim po kaloj vitin e gjashtë – pa vendim gjyqësor. Siç theksoi së fundi ekspert politik amerikan Daniel Serwer: ‘ky proces ka devijuar nga misioni… duhet të ofrohet drejtësi, e jo hakmarrje e bazuar në mashtrim.’ Nga ana ime nuk kam çka t’i shtoj këtii konstatimi”, ka theksuar ai. 

Ish-presidenti i Kosovës dhe një nga udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia ka dështuar ta pengojë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa tani, sipas tij, përpjekjet janë për ta kriminalizuar shtetformimin e Kosovës përmes proceseve gjyqësore.

“Serbia luftoi shumë ta pengojë lirinë dhe pavarësinë – ka dështuar ta arrijë këtë për mbi tri dekada. Tani përpjekja është si ta kriminalizojë filozofinë e shtet-bërjes. A do të arrijë përmes kësaj gjykate? Nuk dua as ta mendoj. Shpresoj ende ka njerëz me vlerë morale dhe integritet profesional. Gjyqtarët gjatë procesit kanë parë të vërtetën. Të vërtetën e ka parë edhe bota. Vendimi është në dorën e tyre”, ka thënë mes tjerash ai. /Tv Klan

 


MË SHUME NGA Lajme