Begaj: Raporti i PE-së vlerësim për reformat e Shqipërisë drejt BE-së
Emine Hoti /RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është deklaruar pas miratimit të raportit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian.
Begaj theksoi se miratimi i këtij raporti është një vlerësim për reformat e ndërmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Miratimi i raportit për Shqipërinë në Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian është një vlerësim i reformave të ndërmarra për përparimin e vendit në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Begaj në platformën X.
Begaj tha se Shqipëria mbetet e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj evropiane,
Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian miratoi sot raportin e iniciuar nga raportuesi Andreas Schieder (S&D, Austri) me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime.
























