20:48 / 06.05.2026
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paepur
Sh.Çoçaj/RTKlive
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Luan Haradinaj, në përvjetorin e rënies së tij, duke theksuar sakrificën dhe rolin e tij në rezistencën e armatosur për çlirimin e vendit.
“Më 6 maj të vitit 1997, një grup luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pajisur me armë e municione, po udhëtonin nëpër brezin kufitar, për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë. Në krye të rreshtit të tyre, ishte Luan Haradinaj, një djalë vetëm 23 vjeçar. Pranë kufirit jugosllav… grupi ra në pritë të patrullës ushtarake kufitare jugosllave. Luan Haradinaj u vra teksa po luftonte në këmbë, trimërisht!”, ka shkruar Kurti.























