PSG në finalen e madhe të Champions-it, bie Bayern Munich
BKT
Sport

PSG në finalen e madhe të Champions-it, bie Bayern Munich

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 23:04) Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, pasi barazoi 1-1 në udhëtim ndaj Bayern Munich dhe siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Sfida e zhvilluar në Mynih ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, me raste nga të dyja skuadrat, por me pak gola. Kampionët në fuqi të Evropës e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi që në minutën e 3-të me anë të Ousmane Dembele, gol që vulosi edhe pjesën e parë.

Bayern reagoi në fundin e pjesës së parë dhe gjatë pjesës së dytë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar disa mundësi të mira shënimi, por pa sukses për pjesën më të madhe të takimit.

Goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Harry Kane realizoi për 1-1 (90+4’), por ky gol nuk mjaftoi për bavarezët për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique menaxhoi avantazhin e krijuar në ndeshjen e parë dhe siguroi biletën për në finalen e madhe.

Në finalen e 30 majit, që do të zhvillohet në Budapest, PSG do të përballet me Arsenal, në një duel që pritet të jetë spektakolar për trofeun më të madh të futbollit evropian.

Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich

(E përditësuar, 21:53) Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Bayern Munich dhe PSG-së.

Bavarezët dhe kampionët në fuqi të Evropës po luajnë në ‘Alianz Arena’ në Munich, në sfidën kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ndeshje që po transmetohet në RTK1.

Pjesëloja e parë ka dhuruar një ndeshje të fortë, ndonëse u shënua vetëm një gol.

Ishte Dembele (3’), e zhbllokojë ndeshjen duke kaluar parsienët në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Kujtojmë së gjysmëfinalja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në Paris, ishte mbyllur me fitoren e PSG-së me rezultat 5-4.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Dembele hesht Munich

(E përditësuar, 21:08) PSG ka kaluar në epërsi ndaj Bayern Munich.

Bavarezët dhe kampionët në fuqi të Evropës po luajnë në ‘Alianz Arena’ në Munich, në sfidën kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ndeshje që po transmetohet në RTK1.

Është Dembele që pas vetëm tre minutash lojë nga një kundërsulm realizoi gol për avantazhin e parisienëve.

Starton ndeshja Bayern Munich-PSG, LIVE në RTK

Ka startuar përballja mes Bayern Munich-PSG.

Bavarezët dhe kampionët në fuqi të Evropës po luajnë në ‘Alianz Arena’ në Munich, në sfidën kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ndeshje që po transmetohet në RTK1.

Pas humbjes 5-4 në takimin e parë – një ndeshje që u cilësua si një ndër më spektakolaret e viteve të fundit – bavarezët synojnë përmbysjen përpara tifozëve të tyre, në një duel që pritet të vendoset nga detajet e vogla.

Skuadra fitues do të ballafaqohet me Arsenalin në finalen e madhe të Champions-it.