Kajtazi, i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit
BKT
Lajme

Kajtazi, i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit

Shqipe Gashi|RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Aleancës i është bashkuar veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Kajtazi, nga Runiku.

Haradinaj theksoi se Agron Kajtazi e nisi herët angazhimin për liri, duke shërbyer me nder si 16-vjeçar në radhët e UÇK-së, ndërsa pas luftës vazhdoi kontributin në procesin e shtetndërtimit në uniformën e Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Haradinaj ka vlerësuar edhe angazhimin politik të Kajtazit në nivel lokal dhe nacional, duke kujtuar se ai ka shërbyer për një mandat si asambleist në Kuvendin Komunal të Skënderaj në vitet 2017–2021.

“Agroni i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke sjellë me vete përvojën, përkushtimin dhe besimin në rrugëtimin tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.


MË SHUME NGA Lajme