Aston Villa-Freiburg, finalja e madhe e Europa League
BKT
Sport

Aston Villa-Freiburg, finalja e madhe e Europa League

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 23:01) Aston Villa është finalistja e madhe e Europa League, pasi eliminoi bindshëm Nottingham Forest në gjysmëfinale.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery triumfoi me rezultat të thellë 4-0 në “Villa Park”, duke përmbysur humbjen minimale të ndeshjes së parë dhe duke siguruar finalen me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Aston Villa dominoi plotësisht sfidën e kthimit, duke kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund dhe duke krijuar vazhdimisht raste të rrezikshme para portës kundërshtare.

Golin e parë për vendasit e realizoi Ollie Watkins në minutën e 36-të, duke i dhënë avantazhin Aston Villas para pushimit mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me ritëm të lartë dhe arritën të shënojnë edhe tre herë të tjera. Emiliano Buendía realizoi nga penalltia për 2-0 në minutën e 58-të, ndërsa John McGinn vulosi triumfin me dy gola të shpejtë në minutat 77 dhe 80.

Në finalen e madhe të Europa League, Aston Villa do të përballet me SC Freiburg, që eliminoi SC Braga me rezultat të përgjithshëm 4-3, pas fitores 3-1 në ndeshjen e kthimit.

Aston Villa realizon edhe dy gola të shpejta

(E përditësuar, 22:47) Aston Villa nuk ka të ndalur.

Aston Villa ka shënuar edhe dy gola të shpejta në duel me Nottingham Forest, duke e ngritur avantazhin në 4-0.

Dy skuadrat angleze po përballen në ‘Villa Park’ në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Europa League, duel që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

McGinn (77’) realizoi për rezultatin në 3-0, derisa i njëjti lojtar u përkujdes edhe për golin e katërt në minutën 80-të.

Aston Villa dyfishon epërsinë ndaj Nottingham

(E përditësuar, 22:29) Aston Villa ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Nottingham Forest.

Dy skuadrat angleze po përballen në ‘Villa Park’ në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Europa League, duel që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Bauendia (58’), ka shënuar nga penalltia për avantazhin 2-0.

Ky rezultat e dërgon Aston Villën në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Mbyllet pjesa e parë, Aston Villa në avantazh ndaj Nottingham

(E përditësuar, 21:52) Ka përfunduar pjesa e parë e duelit mes Aston Villës dhe Nottingham Forest.

Dy skuadrat angleze po përballen në ‘Villa Park’ në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Europa League, duel që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra e Aston Villës ka bërë paraqitje më të mirë në pjesëlojën e parë duke e kërkuar vazhdimisht rrugën e golit të cilën e gjeti përmes Watkins (36’).

Rezultati i përgjithshëm mes këtyre dy skuadrave tashmë është baras 1-1.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Aston Villa kalon në epërsi

(E përditësuar, 21:41) Aston Villa ka kaluar në epërsi ndaj Nottingham Forest prej 1-0.

Dy skuadrat angleze po përballen në ‘Villa Park’ në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Europa League, duel që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Ishte Watkins (36’) që zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në avantazh Aston Villan.

Nis sfida Aston Villa-Nottingham, LIVE në RTK

Tashmë ka nisur dueli mes Aston Villës dhe Nottingham Forest.

Dy skuadrat angleze po përballen në ‘Villa Park’ në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Europa League, duel që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra e Nottinghamit e fitoi ndeshjen e parë me rezultat minimal 1:0 në “The City Ground”, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që tashmë ka filluar.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e madhe të Europa League.