Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira kalimtare
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira kalimtare

RTSH

Dita e sotme në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Gjatë kësaj të marte priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, shoqëruar më shtrëngata në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 17 / 23 °C, në vendet e ulëta: 14 / 25 °C,në vendet malore: 10 / 18 °C.     

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.


MË SHUME NGA Shqipëri