Arrestohen dy persona për sulmin ndaj zëvendësministrit Mehani në Skënderaj
Kimete Kasumi/ RTKlive
(E plotësuar) Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, lidhur me rastin e djeshëm në Skënderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona, zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani i cili është edhe kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj dhe aktivistit Bahri Zabeli.
Bëhet e ditur se prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skënderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.
“Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj Prokurorie.
Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim, thuhet në njoftim.
Hysni Mehani i cili është edhe kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj dhe aktivistit Bahri Zabeli, kanë thënë se sulmi është kryer nga kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij.
Nga ana tjetër Lushtaku përmes një postimi në Facebook, e ka mohuar se e ka kryer vetë sulmin zëvendësministrit Mehani.
Prokurori kujdestar, së bashku me Policinë e Kosovës, ka qëndruar gjatë gjithë ditës në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave relevante.
Sipas njoftimit, për këtë rast, dy të dyshuar me iniciale E.L. dhe B.N. janë ndaluar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion në Skënderaj pas lëndimeve trupore ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani.
Gjatë aksionit janë ndaluar disa persona dhe janë kryer bastisje, përfshirë edhe në banesën e A. L., ndërsa prania e madhe e policisë ka nxitur reagime nga qytetarët.
Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, derisa ka publikuar një video, në Facebook, ku shihen forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, t’i tërheqë ata duke deklaruar se janë në komunën e Skenderajt. Ndërkohë, nënkryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka shkruar në rrjetin social, Facebook, se tensionet e krijuara, sipas tij, rikthejnë kujtime të rënda për qytetin.
Prokuroria ka bërë të ditur se disa persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Sami Lushtaku nuk i është përgjigjur ende ftesës për intervistim.























