Ancelotti vazhdon me Brazilin deri në Kupën e Botës 2030
BKT
Sport

Ancelotti vazhdon me Brazilin deri në Kupën e Botës 2030

Uran Krasniqi / RTKLive

Carlo Ancelotti do të mbetet trajner i Brazili deri në Kupën e Botës 2030. 

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga Federata Braziliane e Futbollit, e cila ka konfirmuar vazhdimin e kontratës së teknikut italian edhe për katër vite të tjera.

Ancelotti mori drejtimin e Brazilit në maj të vitit 2025, pas largimit nga Real Madrid. Rinovimi i kontratës vjen pak javë para nisjes së Kupës së Botës 2026.

“Para një viti erdha në Brazil dhe kuptova se çfarë do të thotë futbolli për këtë vend. Po punojmë që ta rikthejmë kombëtaren në majën e futbollit botëror, por si unë ashtu edhe federata duam edhe më shumë”, ka deklaruar Ancelotti.

Ai ka shtuar se është shumë i lumtur që do të vazhdojë projektin me Brazilin deri në Kupën e Botës 2030.

Deri më tani, trajneri italian ka udhëhequr Brazilin në dhjetë ndeshje, duke regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe tri humbje. Nën drejtimin e tij, Brazili ka shënuar tetëmbëdhjetë gola dhe ka pranuar tetë.

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Samir Xaud, e ka cilësuar rinovimin si një ditë historike për futbollin brazilian.

Sipas tij, mbajtja e stafit aktual është pjesë e strategjisë për ta bërë kombëtaren më moderne dhe më konkurruese në vitet e ardhshme.