Barcelona e do Pedro-n pasues të Lewandowskit
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Barcelona ka identifikuar sulmuesin e Chelsea, Joao Pedro, si një nga objektivat kryesorë për të ardhmen në repartin ofensiv.
Sipas “Globo”, sulmuesi polak Robert Lewandowski është afër një transferimi fitimprurës drejt Al-Hilal, gjë që ka shtyrë klubin katalanas të përshpejtojë kërkimin për një lider të ri në sulm, raporton RTKLive.
Drejtori sportiv Deco po udhëheq negociatat, ndërsa Joao Pedro shihet si një nga opsionet afatgjata të Barcelonës, së bashku me Julian Alvarez.
Megjithatë, Chelsea pritet të kundërshtojë çdo ofertë për brazilianin, i cili ka pasur një sezon të fortë, duke shënuar 23 gola dhe duke regjistruar 9 asistime në 51 ndeshje.
Barcelona beson se mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve mund të jetë një faktor vendimtar në garën për shërbimet e 24-vjeçarit.























