Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt
BKT
Lajme

Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt

A.B|RTKLive

( E plotësuar, ora 19:40) Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt. Këtë e konfirmuan për RTKLive avokatët Labinot Vata e Besiana Ismajli, të cilët e mbrojnë Lushtakun.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar lirimin e Sami Lushtakut.  “Intervistimi i S.L. është kryer. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin vazhdojnë”, ka deklaruar ai për RTKLive.

Sami Lushtaku në stacionin policor në Skenderaj për intervistim

Edona Podvorica /RTK

( E plotësuar, ora 18:24)  Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka arritur në stacionin policor të këtij qyteti. Ai pritet të intervistohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës.

Lushtaku nuk foli për media, ndërsa një numër i madh i qytetarëve po presin para stacionit policor.

Lushtaku pritet të intervistohet nga Krimet e Rënda në stacionin policor

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pritet të paraqitet në stacionin policor për intervistim.

Bëhet e ditur se rasti i ka kaluar në drejtorinë e përgjithshme të departamenti i Krimeve të Rënda.

Disa qytetarë po qendrojne përballë Stacionit Policor në Skenderaj, sic kanë thënë, në shenjë përkrahjeje për kryetarin e Komunës, Sami Lushtaku, i cili pritët të intervistohet brenda në stacion pas pak.

Ndërkohë RTK ka intervistuar edhe Hysni Mehanin, para pak kohësh. Ai i tha RTK-së se “sulmi ka ndodhur për shkak një e-maili më të cilin unë përmes Agjencisë për Informim e Privatësi marrë dëshmi kundër komunës për 16 mijë metra katror mbindërtim të kundërligjshëm, metra katëror të cilat kur shumëzohen me 700-800 euro bëjnë miliona euro”.

Sipas Mehanit, Lushtaku e ka goditë i pari pastaj siç tha “njerëzit e tij”. Ai është lëshuar nga spitali në 09:00 të mëngjesit.


MË SHUME NGA Lajme