12:23 / 16.05.2026
Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë dhe dinjitet
B. H. | RTKlive
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 7 qershor, do të garojë me numrin 125.
Kryetari i këtij subjekti politik Bedri Hamza, pas shortit në KQZ, ka thënë se është koha që Kosovës t’i kthehet serioziteti, puna dhe besimi.
“125 - për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi”, ka shkruar Hamza në Facebook.























