LDK me numrin 113 në fletëvotim, e cilëson numër të bashkimit e ringritjes
BKT
Lajme

LDK me numrin 113 në fletëvotim, e cilëson numër të bashkimit e ringritjes

B. H. | RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mësuar numrin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor, pas tërheqjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Sipas shortit, LDK është renditur me numrin 113.

Në një postim në rrjetet sociale, ky subjekt politik e ka vlerësuar këtë si “numër të bashkimit, numër të ringritjes dhe numër të Republikës që beson sërish”.

“Më 7 qershor, me zemër, me besim, me LDK-në”, thuhet në postimin e kësaj partie në Facebook.

Ndërkaq, bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani në reagimin e saj ka ftuar për bashkim rreth politikës së afron njerëzit.

“Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda. Prandaj, bashkohuni! Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë. Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë. Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme