PZAP refuzon ankesën e `Bashkë fitojmë`, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së
BKT
Lajme

PZAP refuzon ankesën e `Bashkë fitojmë`, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

N. Mekolli /RTKlive

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, të listës opozitare serbe, “Bashkë fitojmë”, duke lënë në fuqi vendimin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për moscertifikimin e tij në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Sipas vendimit, subjekti politik nuk ka përmbushur kriteret ligjore për certifikim, përkatësisht nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve të vlefshme. Nga gjithsej 1,087 nënshkrime të dorëzuara, një numër i konsiderueshëm janë konsideruar të pavlefshme, kryesisht për shkak të mungesës së numrave të telefonit dhe pamundësisë së verifikimit të mbështetësve, njoifton PZAP.

PZAP vlerësoi se pretendimet e ankuesit për afate të paarsyeshme dhe kushte të vështira për mbledhjen e nënshkrimeve janë të paqëndrueshme, duke theksuar se subjekti ka qenë i informuar për natyrën e zgjedhjeve të parakohshme dhe afatet e shkurtuara.

Po ashtu, u konstatua se subjektit i ishte dhënë mundësi shtesë për korrigjimin e listave dhe dorëzimin e nënshkrimeve të reja, por nuk kishte arritur të plotësonte kërkesat brenda afatit dhe në numrin e kërkuar.

Në këto rrethana, PZAP vendosi që ankesa të refuzohet si e pabazuar, duke konfirmuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e subjektit “Bashkë fitojmë”.

https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/ZP.Anr_.2-2026-Vendim.pdf

 


MË SHUME NGA Lajme