23:03 / 16.05.2026
Alis në finalen e Eurovision 2026, Rama bën thirrje për mbështetje
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas kualifikimit të artistit shqiptar Alis në finalen e Eurovision Song Contest 2026.
Rama vlerësoi këngën “Nân”, duke theksuar se ajo ka prekur zemrat e publikut kudo, pasi përcjell emocion, identitet dhe shpirt shqiptar në skenën evropiane.
Në mesazhin e tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin Shqipërinë dhe artistin shqiptar përmes votimit, duke apeluar që të votohet me numrin 05.
“Suksese Alis”, përfundon mesazhi i kryeministrit, duke shprehur përkrahje për performancën e tij në finalen e madhe.























