Alonso zyrtarisht trajner i Chelsea-s
BKT
Sport

Alonso zyrtarisht trajner i Chelsea-s

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez Chelsea FC ka zyrtarizuar emërimin e Xabi Alonso në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

“Blutë” kanë bërë të ditur se strategu spanjoll do ta nisë zyrtarisht detyrën më 1 korrik 2026, pasi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga “Stamford Bridge”.

Klubi anglez përmes një njoftimi, i ka uruar mirëseardhje Alonso-s, duke e cilësuar si një nga trajnerët më premtues dhe më të vlerësuar të gjeneratës së re në futbollin evropian.

Ish-mesfushori i njohur spanjoll vjen në Londër pas një periudhe të suksesshme në karrierën e tij si trajner, ndërsa drejtuesit e Chelsea-s besojnë se ai është njeriu i duhur për të rikthyer klubin në garën për trofe në Premier League dhe në arenën evropiane.

Emërimi i Alonso-s konsiderohet si një hap i rëndësishëm në projektin afatgjatë të Chelseat, me klubin që synon stabilitet, rikthim te rezultatet pozitive dhe ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonet e ardhshme.