Konferenca `Mediat në Evropën Juglindore`, Gërvalla përfaqëson RTK-në
B.H./RTKlive
Në Tiranë ka filluar Konferenca e 11-të dyditore `Mediat në Evropën Juglindore`, e organizuar nga OSBE-ja, me temën “Forcimi i gazetarisë si një e mirë publike”. RTK-në në këtë konferencë po e përfaqëson u.d. drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla.
Për gazetarinë si e mirë publike kanë folur ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferid Hoxha, udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran dhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu. Ky i fundit theksoi se liria e medias është e domosdoshme për demokracinë. “Gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve. Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, u shpreh ai.
Gjatë punimeve të kësaj konference, ku po marrin pjesë qindra gazetarë, do të diskutohet për edukimin mediatik, ndryshimin teknologjik, Inteligjencën Artificiale, etikën dhe sigurinë e gazetarëve.
























