San Antonio Surs befasojnë kampionët
F.B/RTKLive
Finalja e Konferencës së Perëndimit në NBA nisi me një supersfidë dramatike, ku San Antonio Spurs triumfuan në udhëtim ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 115-122, pas dy kohëve shtesë spektakolare.
Në një atmosferë elektrizuese në “Paycom Center”, skuadra nga Teksasi arriti të heshtë mbi 18 mijë tifozë vendas falë një performance të jashtëzakonshme të Victor Wembanyama. Fenomeni francez zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të karrierës, duke e mbyllur takimin me 41 pikë dhe 24 kërcime, ndërsa ishte vendimtar në momentet kyçe të sfidës.
Mbështetje të rëndësishme për Spurs dha edhe talenti i ri Dylan Harper, i cili zëvendësoi në mënyrë perfekte të dëmtuarin De'Aaron Fox. “Rookie” realizoi 24 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime, duke qenë një tjetër faktor i rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij.
Nga ana tjetër, kampionët në fuqi nuk arritën të përfitojnë nga paraqitjet pozitive të Alex Caruso, që realizoi 31 pikë, dhe Jalen Williams me 26 pikë.
Mbrëmje jo në nivelin e zakonshëm pati edhe ylli i Thunder, Shai Gilgeous-Alexander, i cili u ndal në 24 pikë dhe 12 kërcime, pa mundur të shmangë humbjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të serisë.























