Moti në Shqipëri me diell, temperatura deri në 29 gradë Celcius
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri me diell, temperatura deri në 29 gradë Celcius

rtsh

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri