Haradinaj: Nderojmë sakrificën e SHBA-ve, liria e Kosovës e lidhur me ta
BKT
Lajme

Haradinaj: Nderojmë sakrificën e SHBA-ve, liria e Kosovës e lidhur me ta

G.K/RTKlive

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), duke nderuar ushtarët amerikanë që kanë rënë në shërbim të lirisë.

Ai ka theksuar mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura me këtë histori të përbashkët.

"Në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), nderojmë burrat dhe gratë e guximshme amerikane të forcave të armatosura që dhanë jetën në shërbim të lirisë. Kosova e kujton me mirënjohje të thellë mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Liria dhe pavarësia jonë do të jenë gjithmonë të lidhura me këtë histori të përbashkët", ka shkruar Haradinaj në Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme