Juve synon dy yje të Liverpool-it, afër marrëveshja me Becker
BKT
Sport

Juve synon dy yje të Liverpool-it, afër marrëveshja me Becker

F.B/RTKLive

Juventusi po përgatitet për një revolucion të madh në aftain kalimtar të kësaj verë, me drejtuesit bardhezi që synojnë të rikthejnë klubin në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Pas emërimit të Luciano Spalletti në stol, drejtuesit e Juventusit po punojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese, pavarësisht mungesës në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve italiane, Juventusi ka vënë në shënjestër dy futbollistë të Liverpool, portierin Alisson Becker dhe mbrojtësin e majtë Andreë Robertson.

Interesimi për Alissonin nuk është i ri, por tashmë bardhezinjtë duket se kanë bërë hapa konkretë. Raportohet se portieri brazilian ka arritur marrëveshje paraprake me Juventusin për një kontratë trevjeçare deri në vitin 2029, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Një faktor i rëndësishëm në këtë operacion është raporti i mirë mes Alissonit dhe Spallettit, të cilët kanë bashkëpunuar më parë te AS Roma. Gjithashtu, braziliani thuhet se e konsideron të mbyllur aventurën e tij në Angli.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Liverpooli do të pranojë largimin e njërit prej portierëve më të mirë në botë.

Ndërkohë, Juventusi po punon edhe për transferimin e Robertsonit. Mbrojtësi skocez është drejt largimit nga Liverpooli pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor dhe klubi italian dëshiron ta transferojë me parametra zero.

Për Robertsonin, Juventusi do të përballet me konkurrencën e Tottenham, por bardhezinjtë raportohet se tashmë kanë përgatitur ofertën zyrtare për lojtarin skocez.