11:18 / 28.05.2026
Sesko: Treguam se mund të përballemi me ekipet më të forta
F.B/RTKLive
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Benjamin Sesko beson se skuadra e tij ka potencial të madh për të konkurruar me ekipet më të mira, pas paraqitjeve pozitive gjatë këtij sezoni.
Futbollisti slloven deklaroi se ekipi ka dëshmuar në fushë se mund të rivalizojë edhe ndaj kundërshtarëve më të fortë, duke treguar cilësi dhe karakter në ndeshjet e rëndësishme.
“Kemi potencial të madh për këtë. Mendoj se treguam këtë sezon se mund të luajmë kundër ekipeve më të mëdha”, u shpreh Sesko.
Ai shtoi se skuadra duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtin ritëm dhe besim për të arritur objektiva edhe më të mëdha në sezonet e ardhshme.























