PSG sërish në majat e Evropës, mposht Arsenalin
BKT
Sport

PSG sërish në majat e Evropës, mposht Arsenalin

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 21:07) PSG sërish është në majat e Evropës. Parisienët mposhtën Arsenalin, me rezultat 4-3 pas penalltive pasi koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.

Përballja mes dy gjigantëve evropianë ka dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli, me raste të shumta dhe ritëm të lartë gjatë 90 minutave.

Arsenali e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë, kur Kai Havertz realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin skuadrës londineze.

Pas golit të pësuar, kampionia në fuqi e Evropës mori kontrollin e lojës, dominoi në posedim dhe krijoi vazhdimisht raste në kërkim të golit të barazimit. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të “Topçinjve”.

Edhe pjesa e dytë solli futboll cilësor dhe intensitet të lartë. PSG-ja vazhdoi presionin ndaj portës së Arsenalit dhe arriti ta gjejë golin e shumëpritur në minutën e 65-të. Ousmane Dembele u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 1-1.

Deri në fund të kohës së rregullt, të dy skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Gola nuk kishte as një lojën shtesë. Fitues u përcaktua nga pika e bardhë, ku dramën e penalltive fitojë PSG-ja me rezultat 4-3.

Përfundimisht PSG e Luis Enrique mbetet në krye të futbollit evropian, derisa Arsenali as pas 22 vitesh nuk ia del të fitojë Ligën e Kampionëve.

PSG–Arsenal, s’ka fitues as pas vazhdimeve, kampioni vendoset me penallti

(E përditësuar 20:46) Nuk ka fitues as pas lojës shtesë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Si koha e rregullt, ashtu edhe vazhdimet u mbyllën me rezultat të barabartë 1-1. Kështu, kampioni i ri i Evropës do të përcaktohet nga ekzekutimi i penalltive.

Për Arsenalin realizoi Kai Havertz në minutën e 6-të, ndërsa për PSG-në shënoi Ousmane Dembele nga pika e bardhë në minutën e 65-të.

Finalja PSG-Arsenal shkon në vazhdime

(E përditësuar 20:03) Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit, ka shkuar në vazhdime, pasi koha e rregullt e ndeshjes në Budapest u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Përballja mes dy gjigantëve evropianë ka dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli, me raste të shumta dhe ritëm të lartë gjatë 90 minutave.

Arsenali e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë, kur Kai Havertz realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin skuadrës londineze.

Pas golit të pësuar, kampionia në fuqi e Evropës mori kontrollin e lojës, dominoi në posedim dhe krijoi vazhdimisht raste në kërkim të golit të barazimit. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të “Topçinjve”.

Edhe pjesa e dytë solli futboll cilësor dhe intensitet të lartë. PSG-ja vazhdoi presionin ndaj portës së Arsenalit dhe arriti ta gjejë golin e shumëpritur në minutën e 65-të. Ousmane Dembele u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 1-1.

Deri në fund të kohës së rregullt, të dy skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Fituesi i trofeut të Ligës së Kampionëve do të përcaktohet në vazhdime, ose nëse është e nevojshme, pas ekzekutimit të penalltive.

Dembele shënon, PSG kthehet në lojë

(E përditësuar, 19:32) PSG  e ka barazuar rezultatin në duel me Arsenalin.

PSG dhe Arsenal po luajnë në Bundapest në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Është lojtari më i mirë i vitit, Dembele, i cili në minutën e 65-të nga pika e bardhë realizoi gol për të barazuar shifrat në 1-1.

Havertz shtang Budapestin, Arsenali në epërsi

(E përditësuar, 18:11) Arsenali e ka nisur furishëm finalen ndaj PSG-së.

PSG dhe Arsenal po luajnë në Bundapest në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Sulmuesi Havrtez pas vetëm pesë minutve shtangu parsienët duke kaluar në epërsi Arsenalin prej 1-0.

Nis finalja mes PSG-së dhe Arsenalit, LIVE në RTK

Ka nisur finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit.

Kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, do të jetë nikoqir i sfidës finale ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenalit, dy skuadrave që kanë shkëlqyer gjatë gjithë edicionit në garën më të rëndësishme për klube në Evropë, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kampioni në fuqi i Evropës, PSG, synon të mbrojë titullin dhe të konfirmojë dominimin në skenën evropiane, ndërsa Arsenali kërkon të shkruajë historinë duke fituar për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve.