07:57 / 01.06.2026
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm, temperatura deri në 24 gradë Celsius
atsh
Sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Moti, 1 qershor 2026

























