PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirje të fëmijëve në fushatë
BKT
Lajme

PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirje të fëmijëve në fushatë

G.K/RTKlive

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur ta gjobisë me 5,000 euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas pranimit si të bazuara të ankesave nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja Vetëvendosje për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi është marrë nga paneli i përbërë nga gjyqtarët Kymete Kicaj (kryesuese), Skender Coçaj dhe Arsim Hamzaj, në seancën e mbajtur më 05.06.2026.

Sipas vendimit, LDK është gjobitur për shkak të përfshirjes së një fëmije në aktivitetin e fushatës zgjedhore gjatë një tubimi të mbajtur më 03.06.2026 në Viti.

Në arsyetim thuhet se në tubim është përfshirë një vajzë rreth 15 vjeçe, e cila është parë në skenë duke mbajtur flamurin e subjektit politik dhe duke marrë pjesë në aktivitetin zgjedhor.

Po ashtu, në vendim theksohet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dhënë hapësirë në skenë dhe i është drejtuar publikisht vajzës, duke i kërkuar të mbajë flamurin lart.

PZAP thekson se rasti nuk ka mbetur vetëm në kuadër të aktivitetit në tubim, por është përdorur edhe në komunikimet dhe publikimet e fushatës së LDK-së në rrjete sociale.


MË SHUME NGA Lajme