Çeku: Sot u konfirmua demokracia në vendin tonë
Medina Pasoma / RTKlive
Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë për media para selisë së këtij subjekti politik, ka thënë se procesi zgjedhor sot ka dëshmuar demokracinë në vend.
Ai ka përgëzuar qytetarët për maturinë e treguar gjatë procesit zgjedhor.
“Unë besoj që e drejta e votës është e vullnetit të lirë të secilit. Të gjithë duhet t’i bëjmë analizat dhe vlerësimet tona të nevojshme, kjo është pyetje për gjithë spektrin politik të Kosovës. Mirëpo, sonte duhet të kremtojmë një ditë të qetë, një konfirmim të demokracisë në vendin tonë”, tha ai, i pyetur nga gazetarët për daljen numerikisht më të ulët nga qytetarët për votime, krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Besojmë që rezultati do të jetë shumë i mirë për LVV. Ta presim rezultatin nga KQZ”, tha ai.























