21:12 / 07.06.2026
Arrestohet i dënuari me tre vite burgim për vrasje në tentativë
Medina Pasoma / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar të dënuarin me tre vite burgim për vrasje në tentativë.
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.
“Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e personit:
L.K., mashkull, 29 vjeç, i dënuar me 3 (tre) vite burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”, njofton PK.























