10:56 / 16.06.2026
26 mijë maturantë në Shqipëri i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
Sh.G|RTKlive
Mbi 26.600 maturantë në Shqipëri po zhvillojnë provimin e tretë dhe të parafundit, atë të Matematikës.
Testimi nisi në orën 10:00, ndërsa përfundon në 12:30.
Gjatë kohës së zhvillimit të provimit ndalohen rreptësisht telefonat celularë dhe orët smart
Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa, vizore të vogël, makinë llogaritëse të thjeshtë, si dhe një shishe me ujë.
Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore























