Moti sot në Shqipëri i paqëndrueshëm, temperatura deri në 36°
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri i paqëndrueshëm, temperatura deri në 36°

atsh

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë ka njoftuar se ditën e martë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Reshjet e shiut parashikohen afatshkurtra e lokale në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën lindore nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra e të izoluara me shkarkesa elektrike, në orët e mesditës e pasdites, ndërsa më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri