Fëmija i lënduar nga zjarri në Prishtinë është në gjendje stabile
BKT
Lajme

Fëmija i lënduar nga zjarri në Prishtinë është në gjendje stabile

A.B|RTKLive

Fëmija që mbeti i lënduar si pasojë e zjarrit të madh që përfshiu katin e fundit të një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se pas trajtimit në Emergjencë, fëmija është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

“Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdimin e trajtimit të mëtejmë”, tha Syla për RTKLive.


MË SHUME NGA Lajme