Nga sot nis shtrenjtimi i biletave të trafikut urban
BKT
Në Fokus

Nga sot nis shtrenjtimi i biletave të trafikut urban

Medina Pasoma / RTKlive

Prej sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik, në kuadër të vazhdimit të procesit të digjitalizimit të shërbimeve për udhëtarët.

Bileta njëdrejtimëshe me blerje fizike tash e tutje është 0.80 cent, ndërkaq me blerje digjitale kushton 0.60.

Është shtrenjtuar edhe bileta ditore ku me blerje fizike do të jetë 1.20 euro, ndërkaq blerje digjitale 1.00.

Sipas njoftimit të autoriteteve, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose me SMS, nëpërmjet operatorëve të telefonisë mobile, do të kushtojnë më pak se biletat fizike, me synim nxitjen e përdorimit të platformave digjitale.

Tarifat e reja përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore dhe mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative në format digjital.

Institucionet kanë bërë të ditur se vendimi me listën e plotë të çmimeve të reja është publikuar dhe do të zbatohet duke filluar nga 1 korriku 2026.

 

 


MË SHUME NGA Në Fokus