19:33 / 04.07.2026
Tiranë, dita e 35-të e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
RTSH
Protestuesit janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 35-të të protestës.
Ata janë grumbulluar fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë ndaluar para godinës së qeverisë për të shprehur kërkesat e tyre.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 35-të radhazi.























