S​ekuestrohen 36 orë dore në Han të Elezit, një shtetas i huaj nën hetim
BKT
Lajme

S​ekuestrohen 36 orë dore në Han të Elezit, një shtetas i huaj nën hetim

A.B|RTKlive

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 korrik, kur në hyrje të Republikës së Kosovës, në Stacionin Policor Kufitar në Han të Elezit, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj.

"Më datën 10.07.2026 në hyrje të Republikës së Kosovës, respektivisht në Stacionin Policor Kufitar (SPK) Hani i Elezit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas të huaj. Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij, janë gjetur të fshehura 36 orë dore të cilat nuk ishin deklaruar. Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në bashkëpunimin me Doganën e Kosovës dhe me të gjitha institucionet tjera relevante të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme në pikat e kalimit kufitar", njofton Policia.


MË SHUME NGA Lajme