Sindikatat e RTK-së pezullojnë protestën, presin ekzekutimin e pagave
BKT
Lajme

Sindikatat e RTK-së pezullojnë protestën, presin ekzekutimin e pagave

RTK

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Federata Sindikale e RTK-së pezulluan protestën e paralajmëruar për sot, pas vendimit të Qeverisë në detyrë për alokimin e ndarjeve buxhetore prej 2 milionë e 240 mijë eurove për Radiotelevizionin e Kosovës. 

Sipas sindikatave, ky vendim i hap rrugë tejkalimit të një situate të papranueshme, në të cilën punëtorët e RTK-së u detyruan të punojnë 13 ditë pa paga. Megjithatë paralajmërojnë se në rast të mosekzekutimit të pagave, do të nisin protestën e paralajmëruar.

Sindikata e Punëtorëve dhe Federata Sindikale e RTK-së kërkojnë nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të marrin masa konkrete dhe të krijojnë mekanizma që garantojnë financim të qëndrueshëm të RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme