07:33 / 14.07.2026
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura deri në 37 °C
atsh
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se Shqipëria ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.























