19:32 / 14.07.2026
SHKK pezullon përkohësisht një zyrtar korrektues
K.Kasumi/ RTKlive
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se, me vendim të Komisionit Disiplinor të datës 14.07.2026, është pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës zyrtari korrektues D. Q, i angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Vendimi është marrë pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.
"Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, ruajtjen e integritetit institucional dhe trajtimin me seriozitet të çdo rasti që dyshohet për shkelje të detyrave zyrtare, duke respektuar njëkohësisht prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente", thuhet në njoftim.























