Haxhiu pret kreun e OSBE-së, vlerëson kontributin e misionit në Kosovë
BKT
Në Fokus

Haxhiu pret kreun e OSBE-së, vlerëson kontributin e misionit në Kosovë

M.Shefkiu/RTKLive

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadorin Feridun H. Sinirlioğlu.

Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit vlerësoi kontributin e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e institucioneve të Kosovës, duke theksuar se bashkëpunimi duhet të përshtatet me realitetin dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

“Theksova rëndësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Kosovës në forumet ku diskutohet për vendin tonë, të raportimit të saktë për çështjet e sigurisë dhe të mbështetjes së mëtejshme për sundimin e ligjit, të drejtat e komuniteteve dhe qëndrueshmërinë demokratike”, ka deklaruar ajo.

Ajo ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe ndaj vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në.


MË SHUME NGA Në Fokus