21:46 / 16.07.2026
Protesta e 47-të për Zvërnecin në Tiranë, para Kryeministrisë
ATSH
Në Tiranë ka vijuar për të 47-ën ditë radhazi protesta e qytetarëve e cila nisi kundër investimit në Zvërnec dhe më pas vijoi më kërkesën për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë, duke shprehur kundërshtimin ndaj projektit dhe duke artikuluar edhe kërkesa të tjera që lidhen me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, protestuesit kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që ata e cilësuan “kastë të vjetër politike”.























