Shembet një shtëpi në rrugën A në Prishtinë
BKT
Lajme

Shembet një shtëpi në rrugën A në Prishtinë

Medina Pasoma / RTKlive

Një shtëpi është shembur sot në rrugën A, në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për RTKlive se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka theksuar ai.

Sipas Pllanës, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.


MË SHUME NGA Lajme