Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB
BKT
Lajme

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB

G.K/RTKlive

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Enver Dugollin në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në vendimin e nënshkruar më 17 korrik 2026 thuhet se Dugolli do ta mbështesë ministrin e Punëve të Brendshme dhe do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri.

“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri, si dhe për zëvendësimin e ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, Dugolli obligohet ta bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

“Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga kryeministri”, thuhet në dokument.

Kurti e ka uruar Dugollin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja. 


MË SHUME NGA Lajme