08:24 / 19.07.2026
Kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë
rtsh
Ditën e diel, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat e lindjes dhe juglindjes, veçanërisht në relievet malore.
Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, duke sjellë freski të lehtë në orët e pasdites.
Valëzimi në det pritet të jetë i qetë, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete bregdetare.
Temperaturat më të larta do të arrijnë në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër me 40 gradë celsius, teksa Tirana do të shënojë temperaturën prej 39 gradë celsius.























