Moti në Shqipëri i nxehtë
rtsh
Në Shqipëri moti dot të jetë i nxehtë, me reshje të izoluara në zonat malore
Shqipëria sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite.
Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në veri e në lindje të vendit në mesditë e pasdite, përqendruar maleve ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 22/36
Kukës 25/39
Lezhë 23/38
Dibër 20/36
Durrës 24/39
Tiranë 27/41
Elbasan 26/42
Berat 20/42
Vlorë 24/39
Korçë 21/36
Gjirokastër 21/42
Sarandë 25/39























