14:12 / 20.07.2026
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje
Sh.G|RTKlive
Tridhjetë operatorë të njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses dy trajnime të specializuara për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje, të mbajtura gjatë muajit korrik në Borsh të Shqipërisë.
Trajnimet u realizuan në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim dhe kishin për qëllim avancimin e njohurive teorike dhe aftësive praktike të pjesëmarrësve për reagim në situata emergjente në ambiente ujore.
Sipas Policisë së Kosovës, këto trajnime forcojnë kapacitetet profesionale dhe operative të njësive speciale, duke rritur gatishmërinë për reagim të shpejtë dhe efikas në raste emergjente.























