Temperaturat mbeten të larta në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Temperaturat mbeten të larta në Shqipëri

RTKlive

Shqipëria do të vijojë të përballet me temperatura të larta edhe gjatë ditës së martë, ndërsa në disa zona të vendit priten reshje lokale shiu dhe shtrëngata të izoluara afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga kthjellime kryesisht në jug, ndërsa në veri dhe qendër do të ketë alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdetin veriperëndimor herë pas here do të arrijë deri në 14 m/s. Deti parashikohet me valëzim 1–2 ballë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 40°C, me vlerat më të larta të pritshme në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Në Tiranë pritet temperatura të shkojë deri në 39°C, ndërsa në zonat bregdetare nga 33°C deri në 38°C.


MË SHUME NGA Shqipëri