Të shtënat në dasmë i kushtojnë shtrenjtë, policia i troket në derë
M.Sh/RTKLive
Një 22-vjeçar është paraqitur vullnetarisht në Polici dhe ka dorëzuar një armë me gas, në kuadër të hetimeve për përdorimin e armës gjatë një ahengu në Han të Elezit.
Rasti kishte ndodhur më 20 korrik 2026, ndërsa dy ditë më vonë, më 22 korrik, i dyshuari M.M. është paraqitur në Polici dhe ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar si provë materiale.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e rasteve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, duke garantuar konfidencialitetin e të dhënave.























