Dënohet me burg komentuesi që kërcënoi Hysni Gucatin
Sh.Ç/RTKlive
(E plotësuar) Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me 4 muaj burgim Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, i akuzuar për veprën penale “kanosje” ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Gjatë seancës përfundimtare, gjyqtari bëri të ditur se i akuzuari dënohet gjithashtu me një gjobë prej 70 eurosh.
Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj këtij vendimi brenda afatit ligjor.
Shpallet sot aktgjykimi për kanosjen ndaj Hysni Gucatit
Në Gjykatën Themelore në Drenas pritet të shpallet sot aktgjykimi në rastin e kanosjes ndaj ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
I akuzuari, Eqrem Avdullahu, në seancën e kaluar e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa gjykata kishte caktuar datën e sotme për shpalljen e aktgjykimit.
Seanca për shpalljen e vendimit do të mbahet në ambientet e Gjykatës Themelore në Drenas, ku pritet të bëhet i ditur vendimi i trupit gjykues lidhur me këtë rast.























